Ish-truproja e liderit rus nxjerr informacionet sekrete për jetën e Vladimir Putinit: Ka frikë se e eliminojnë, ja kutia e veçantë që mban me vete

Një oficer i mbrojtjes që punonte direkt për presidentin rus Vladimir Putin dhe që është larguar nga Rusia e ka cilësuar kreun e Kremlinit si “kriminel lufte”. Gleb Karakulov, 35 vjeç, është një kapiten në Shërbimin Federal të Gardës i cili u arratis përmes Stambollit nga vendi i tij, ndërsa zbuloi disa detaje mbi presidentin Putin.

Ai zbuloi se Putin është paranojak për sigurinë e tij personale dhe tentativat për vrasje aq sa ai vendos të qëndrojë “në bunkerin e tij” në vend që të bëjë udhëtime si dikur. Putin po ashtu trembet nga virusi Covid dhe përpiqet të izolohet sa më shumë.

Megjithatë, ai është në gjendje të mirë shëndetësore për vitet që ka mbi supe, ka zbuluar dezertori rus duke hedhur poshtë gjithë pretendimet për shëndetin e keq të Putinit. Sipas tij Putini është aq i shqetësuar për përgjimet nga agjenturat e Perëndimit, saqë merr me vete një kuti të posaçme në udhëtimet jashtë vendit për të parandaluar rrjedhjen e bisedimeve të tij sekrete.

Gjithashtu kujtojmë dhe lajmet e raportuara për mënyrën e fundit e transportit e preferuar nga Vladimir Putin, i cili është treni privat i blinduar, pasi sipas raportimeve, ai është i tmerruar se avioni i tij privat mund të rrëzohet nga raketat.

Illya Rozhdestvensky, një gazetar rus anti-Kremlin tha për CNN  se që prej nisjes së luftës në Ukrainë, Putin nuk përdor më avionin e tij presidencial. Por ai po udhëton me një tren të veçantë të pajisur me sisteme të veçanta komunikimi. “Arsyeja psikologjike përse ai përdor këtë tren është sepse është i tmerruar,” tha Rozhdestvensky për rrjetin. “Është i trembur se mund të gjurmohet, se avioni i tij mund të gjurmohet dhe të rrëzohet”.

Go to TOP