Ish-kryeministri Hoti: Rend e ligj në gjithë Kosovën, por veprimet të jenë të koordinuara me miqtë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, vlerëson se veprimet shtetërore të Kosovës duhet jenë të koordinuara me vendet mike.

“Ligj dhe rend në të gjithë Kosovën. Edhe në veri”, ka shkruar ai.

“Por veprimet të jenë të menduara dhe të përgatitura mirë. Në veçanti dhe DOMOSDOSHMËRISHT të koordinuara me miqtë e Kosovës”.

Ky reagim i ish-kryeministrit Hoti vjen pas një deklarimi të bërë nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku ka thënë se ShBA dënon përpjekjet e Kosovës për t’i futur kryetarët e zgjedhur në veri nëpër objektet komunale.

Go to TOP