Ish-futbollisti spanjoll gjendet i vdekur në banjë, arsyeja celulari i tij

Futbollisti spanjoll Santiago Otero është gjetur  i vdekur në banjën e tij.

Sipas gazetës ‘The Sun’ ka qënë gruaja e tij që e ka gjetur bashkëshortin e saj të pajetë.

Policia spanjolle është shprehur se 38 vjeçari është goditur nga rryma kur telefoni që po karikonte i ka rënë në ujë.

Gazeta britanike citon dëshmi ku thuhet se ai kishte një shenjë në gjoks, një djegie nga celulari.

Futbollisti kishte humbur jetë dhjetë orë para se bashkëshortja e tij ta gjente.

Santi, siç njihej në qytetin e tij, ishte tërhequr nga futbolli profesionist pas një karriere si qendërsulmues për disa klube.

Go to TOP