Ish-eprori ushtarak, Ylli Mici rrëfen detaje nga stërvitjet ushtarake të guerilëve nga Kosova në Shqipëri më 1991 

Takimi në mes Ramiz Alisë e Ibrahim Rugovës në vitin 1991 në Tiranë ishte historik për shumë arsye, ku përveç tjerash u bisedua edhe për mundësin e stërvitjeve të para ushtarake të grupeve guerile nga Kosova.

Grupi i parë nga Kosova kanë udhëtuar nga Prishtina dhe Shkupi kryesisht për në Cyrih të Zvicrës, ku nga aty është udhëtuar me autobus drejtë qytetit të Triestës në Itali, duke pasuar më pas lundrimi me traget për në Durrës.

Udhëtimi ka qenë i fshehtë edhe nga familjet.

Më 1 tetor 1991, Grupi i Parë që përbëhej nga 53 persona zbarkon në Durrës dhe pastaj me dy autobus në Repartin Ushtarak të Surrelit në Dajtë të Tiranës. Në këtë grup mes tjerësh ishin edhe Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha etj.

Ndërsa, në nëntor të vitit 1991 gjithçka u përgatit për të pritur Grupin e Dytë me 55 vullnetar, ku në këtë grup do të ishin edhe Adem Jashari, Ilaz Kodra, Sahit Jashari dhe Sali Çekaj.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, dëshmitari autentik, Kolonel Ylli Mici, përgjegjës i qitjes ka shpalosur detaje nga programi i këtyre stërvitjeve dhe arritja e këtyre vullnetarëve duke lavdëruar goxha shumë punën e tyre për aq kohë sa kishin ushtruar.

“Gjatë gjithë muajit, sepse ne bënim qitje pothuajse përditë, arritën t’i përvetësonin këto elemente të armëve të ndryshme dhe të realizoni qitje ashtu siç realizonin edhe ish-studentët tanë që dilnin oficerë”, u shpreh ai ndër të tjera për këta vullnetarë.

Ylli Mici në këtë rrëfim të rrallë gjithashtu shpalosi detaje se si improvizonin situata që kishin sa më shumë tensione që të testohej dituria e këtyre vullnetarëve që kishin marrë për aq kohë ushtrime.

Osman Ferizi: Asnjë Qeveri e Kosovës qe 22 vite pas luftës nuk i ka nderuar grupet e para të UÇK-së

Ish-pjesëtari i Grupit të Dytë në stërvitjet e grupeve guerile nga Kosova në Shqipëri, të zhvilluara më 1991, Osman Ferizi ka kritikuar ashpër Qeveritë e Kosovës që nga koha e pas luftës.

Ai ka thënë se asnjëra nga këto qeveri nuk i ka ftuar e as nderuar djemtë që ishin bazamenti i themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sigurisht që në distancën kohore prej 31 vitesh të atyre ngjarjeve historike, ndjehem i nderuar që sot para opinionit publik t’i them disa të vërteta të kohës që për fat të keq, qe 22 vite pas luftës nuk e kemi parë atë vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverive të ndryshme të shtetit të Kosovës që këta djem që ishin bazamenti, që ishin grupet e para, bërthamat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të thirrën, të ftohen, të nderohen dhe të prezantojnë të vërtetat e kohës”, tha ai.

Ferizi gjithashtu ka treguar detaje nga këto stërvitje ushtarake, ku foli edhe për Adem Jasharin, Sali Çekaj e të tjerë, detaje këto që mund t’i dëgjoni më poshtë:

Për të parën herë Kolonel Mici tregon se çfarë i kishte kërkuar Adem Jashari më 1991

I ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova në mesin e të ftuarve për këtë javë ishte edhe ish-kolonel Yll Mici, përgjegjës i qitjes në stërvitjet ushtarake të grupeve guerile nga Kosova në Shqipëri, më 1991.

Mici shpalosi detaje nga këto stërvitjet ushtarake të grupeve guerile nga Kosova që ishin zhvilluar në tetor dhe nëntor të vitit 1991 në Shqipëri.

Pas këtij suksesi, ai tregoi se pas përfundimit të këtij kursit, komandanti legjendar Adem Jashari, i cili bënte pjesë në Grupin e Dytë të këtyre vullnetarëve, kishte qëndruar i fundit duke e marrë si veçmas kolonel Micin për t’ia bërë një lutje këtij të fundit.

Se çfarë i kishte kërkuar Adem Jashari kolonel Micit më 1991 mund ta dëgjoni në videon më poshtë:

Ish-kolonel Mici tregon për herë të parë se si ushtronin në Shqipëri nipat e Adem Jasharit për qitje me armë 

Ish-koloneli, Ylli Mici përgjegjësi i qitjes së grupeve guerile nga Kosova, i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova ka treguar detaje ekskluzive nga këto ushtrime ushtarake.

Në Grupin e Dytë të këtyre ushtrimeve ushtarake më 1991 në mesin e 55 vullnetarëve tjerë ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari.

Ai tha se atë kohë kishte të njëjtin respekt e mirësjellje me të gjithë vullnetarët e këtij grupi, sepse atë kohë në mesin e këtyre vullnetarëve nuk ishte diferencuar askush si hero.

“Ishin njësoj dhe ishin të përkushtuar për të kryer stërvitjet dhe nuk kemi pasë asnjë lloj problematike që ‘u lodha, s’u lodha, jo e bëjë këtë, jo se bëjë atë’.

Ish-kolonel Mici tha se këta vullnetarë nuk erdhën si qitës të mirë, por që arritën të bëheshin.

Ai ndër të tjera ekskluzivisht tregoi se si ushtronin në këto stërvitje Murat Jashari, Ahmet Berisha edhe pse ishin në një moshë të re, detaj këto që mund t’i dëgjonin në videon e mëposhtme:

Go to TOP