Ish-drejtori i Telekomit e padit për shpifje Armend Mujën e VV-së

Ish-drejtori i Telekomit të Kosovës Shyqri Haxha, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujaj.

Haxha lajmin për padi e ka bërë publike në llogarinë e tij Facebook, derisa ka theksuar se faktet dhe provat bashkë me padinë do te shqyrtohen nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Duke i besuar drejtësisë gjykatave te Kosovës të cilat u ndërtuan mbi sakrificën e luftës së shumë brezave për liri dhe mbi parimet e Kushtetutës së Kosovës, dhe duke vendosur të mos durojmë më tutje shpifjet dhe etiketimet e askujt pavarësisht pozitës emrit apo mbiemrit sot kam dorëzuar përmes Avokatit tim Padinë Kundër Shpifjes Publike qe ka bërë Zyrtari i LVV-se Aremend Muja. Faktet dhe provat bashkë me Padinë do te shqyrtohen nga Gjykata Themelore ne Prishtinë. Le të flas drejtësia në fund secili ti nënshtrohemi me veprimet tona”, ka shkruar Haxha.

Go to TOP