Kosova

Ish-ambasadori amerikan: Pa këtë shpërblim s’do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Michael Kirby, në një intervistë për Zërin e Amerikës edicionin në gjuhën serbe ka folur për procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kirby ka thënë se nuk beson që Prishtina dhe Beogradi mund të bien dakord për ndonjë gjë dhe sipas diplomatit amerikan duhet të ketë një shpërblim për fund.

“Mendoj se në një moment, nëse BE-ja është ende e përkushtuar që Serbia të jetë anëtare, Serbia konfirmon vendosmërinë e saj për t’u bërë anëtare, dhe Kosova është e bindur për të njëjtën gjë – gjithçka do të mund të kalojë. Megjithatë, nuk mendoj se lidershipet aktuale të Kosovës dhe Serbisë janë të gatshme për lëshime reciproke – përveç nëse ka ndonjë shpërblim të rëndësishëm. Nuk besoj se të dyja palët mund të diskutojnë dhe bien dakord për diçka. Duhet të ketë një shpërblim në fund”, ka thënë Kirby.

I pyetur se çfarë çmimi, Kirby ka thënë se gjithmonë e ka menduar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe thotë se pa një gjë të tillë s’do të jetë e mundur arritja e një marrëveshje.

“Gjithmonë kam besuar se ishte anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në mungesë të kësaj, nuk do të ketë marrëveshje nga Serbia, e sidomos nuk do të ketë vullnet të qeverisë aktuale të Kosovës për të biseduar me palën serbe. Dhe në të kaluarën e afërt, ajo shprehu rezistencë ndaj saj”, ka theksuar Kirby.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort