Ironia e Braçes me rrëzimin e Berishës: Shko o qyq në shtëpi, boll le kockat rrugëve

Rrëzimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në momentin që do të merrte fjalën në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, thirrur nga “Rithemelimi”, ka shkaktuar reagime te kundërshtarët socialistë.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-zv.kryeministri Erion Braçe, ironizon Berishën duke i këshilluar që të tërhiqet nga aktiviteti politik dhe të shkojë në shtëpi.

‘Po shko o qyq ne shtepi, shko! shko e boll le kockat rrugeve!’, ka shkruar Braçe.

Go to TOP