Inter e Juventus barazojnë në ndeshjen me shumë gola

Tetë gola janë shënuar të dielën në stadiumin “Giuseppe Meazza” ku Inter dhe Juventus kanë ndarë pikët pas një barazimi dramatik 4-4 në Javën e nëntë të Serie A.

Pas një fillimi të kujdesshëm në dhjetë minutat e para, ndeshja ka shpërthyer kur Inter ka fituar një penallti që Zielinski e ka shndërruar me qetësi në gol.  

Ky moment e ka rikthyer Juventusin në lojë, dhe vetëm pesë minuta më vonë rezultati është barazuar përmes Vlahovic.

Skuadra e Thiago Motta ka kaluar sërish në avantazh, kur një aksion i nisur nga Conceiçao ka përfunduar me asistimin e tij për Timothy Weah, i cili e ka dërguar topin në rrjetë. 

Interi ka barazuar falë një aksioni të rrjedhshëm që ka kulmuar me një kombinim mes Marcus Thuram dhe Henrikh Mkhitaryan, ku ky i fundit ka realizuar. 

Interit i është dhënë një penallti tjetër dhe Zielinski ishte sërish i saktë nga pika e bardhë, edhe pse portieri Michele Di Gregorio e ka lexuar drejtimin.

Juventusi nuk ia ka arritur ta rimarrë veten dhe e ka pësuar golin e katërt pas vetëm tetë minutash në pjesën e dytë, kur Dumfries, pas një topi të lirë nga një goditje këndi, ka shënuar për Interin.

Megjithatë, Juventus ia ka arritur ta ngushtojë diferencën përmes zëvendësuesit Yıldız, i cili ka përfituar nga një hapësirë e madhe e lënë nga Dumfries.

Pastaj Sommer nuk ka mundur ta ndalte as përpjekjen e dytë të Yıldız, i cili e ka barazuar rezultatin 4-4.

Napoli vazhdon të mbetet kryesues i tabelës me njëzet e dy pikë.


Go to TOP