Inter deklason Atalantan

Inter po rrugëton drejt titullit në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ka triumfuar me rezultat 4-1 kundër Atalantan në ndeshjen e zhvilluar në “Stadio Giuseppe Meazza” e cila ka qenë në kuadër të Javës së 26-të të kampionatit italian.

Golat për Inter janë shënuar nga Darmian në minutën e 26-të, Martinez në minutën e 45+1-të, Dimarco në minutën e 54-të dhe Frattesi në minutën e 72-të.

Pas kësaj fitore Inter kryeson tabelën me dymbëdhjetë pikë më shumë se sa Juventus në vendin e dytë. 

Go to TOP