Sfidat e Përparim Ramës për fitore për kryetar të Komunës së Prishtinës
Shkruan: Fadil KAJTAZI
1. Kandidatura e tij bëhet në një kohë kur në Kosovë janë instaluar dhe kanë fituar terren politikan që përkrahin Politikat e Krijimit të Kaosit, e që prodhohen nga shërbimet inteligjente ruse-serbe.
Përparim Rama është profil i një intelektuali shqiptar me pikëpamje të vlerave të qytetërimit perëndimor;
2. Biografia e tij profesionale flet për personalitet që siguron përparim të Prishtinës dhe Kosovës; ky profil bie ndesh me programin e Politikave të Krijimit të Kaosit që kanë synim degradimin e procesit zhvillimor, duke e bërë Kosovën shtet jofunksional, shtet radikal islamik dhe duke e futur në konflikt me SHBA;
3. Prejardhja e tij familjare; nga babai nuk lidhet as gjë me rrjetet e spiunazhit serb, përkundrazi artisti Kadrush Rama njihet si person që refuzoi pushtetin e Millosheviqit duke qenë nënshkrues i Apelit 215. Nga vija e nënës po ashtu një familje patriotike prej Ramiz Cernicës e deri te Ymer e Raif Halimi të cilët pos aktivitetit politik kundër regjimit jugosllav, në pleqërinë e tyre u morën me organizimin e grupeve të Anamoravës që mbaruan kursin komando në Shqipëri në vitin 1991-92.
4. Gjithashtu, nga ana a gruas familja e Malësisë së mbi Shkodrës Ivezaj është një familje atdhetare e cila ka dhënë shumë në çështjen kombëtare, ku vjehrri Frani është njëri ndër shqiptarët e Amerikës i cili i shërbeu kauzës kombëtare me devotshmëri, duke e afirmuar këtë kauzë deri në nivelet e Kongresit dhe Senatit amerikan.
Ky profil paraqet rrezik për Serbinë dhe zoti Rama do ta ketë të vështirë të përballet më Politikën e Krijimit të Kaosit.
Shpresoj që qytetarët e Prishtinës ta vlerësojnë!
