Inicim disiplinor për drejtorin e Dritës

Inicim disiplinor për drejtorin e Dritës, Feti Murseli, ka vendosur Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21.

Sipas justifikimit të Komisionit, drejtori i skuadres gjilanase ka ofenduar gjyqtarin në ndeshjen Drita – Feronikeli 74.

“Drejtori iFC “Drita” , Feti Murseli, edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar, pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushën e lojës dhe ofendon gjyqtarin kryesor duke vazhduar me ofendime edhe në korridorin e zhveshtoreve” , ka arsyetuar Komisioni. /Kosova.info/


Go to TOP