“Iniciativë e hershme e qeverisë Nano”, analisti i njohur zbulon prapaskenat, tregon ku po gabon kryeministri Rama: Ja si po hyn në një rruge kriminale si ajo e Berishëst

Analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se aksi Thumanë-Kashar është kundër interesit kombëtar dhe kundër interesit publik. Nazarko theksoi se Shqipërisë i duhet Korridori 8, rruga e dy porteve që të çon në Qafë Thanë dhe që lidhet me qendrën e Shqipërisë, Elbasanin.

“Është iniciativë e hershme e qeverisë Nano. Historia e kësaj rrugë është e keqe në disa plane. Rama është më i sakte se paraardhësi sa i takon sqimës. Megjithëse edhe Rama po shkon në gjurmët e Berishës, që i bën gjysma gjysma. Pashë Rrugën e Arbrit që ishte copa-copa. Kemi një strategji anti-kombëtare. Rama po e thellon këtë krim në shumë plane. Kjo rrugë është pjesë e korridorit Veri-Jug, që i duhet më pak Shqipërisë. Nuk i vë faj ministres, sepse ajo është personazh kalimtar, merret me historitë e brigadierit të rrugës. Supozojmë që lidhet Veriu me kryeqytetin, ka një ide që shkohet shpejt në Rrogozhinë. Por kini parasysh që edhe shtete si Gjermania kanë një rregull që s’mund të ndërtosh autostrada, nëse janë 40 km larg njëra tjetrës. Tre autostrada në një vend kaq i vogël. Nga pikëpamja e zhvillimit kombëtar kjo rrugë mund të ishte e 10 ose e 15. Rama karakterizohet nga forma dhe jo nga përmbajtja. Edhe një mësuesi mësues vizitimi do zgjidhte rrugën e dy porteve, që të çon në Qafë Thanë, që është e lindur me qendrën e Shqipërisë, në Elbasan. Në Shqipëri i ka zënë marrëzia që thonë se do bëjmë turizëm, edhe kjo rrugë është në atë segment. Nëse Greqia ka turizëm, Greqisë ia ka sjellë deti, flota detare që është e 4 e botës, ka një bujqësi të klasit të parë. Nuk janë rrugët që sjellin portet, por janë portet që bëjnë rrugët. Ka një parim elementar rrugët e mëdha i bëjnë diktaturat perandorake, jemi në të tjera kushte. Së pesti nuk mundesh që financat publike t’i harxhosh sepse mund të duhen nesër për gjëra të tjera. Është kundër strategjisë kombëtare, është kundër financave kombëtare. I kam parë si përpjekje anti-kombëtare, Shqipërisë i duhet Korridori 8. Më duket një çmenduri e pafundme”, tha analisti.

Sipas Nazarkos Rama karakterizohet nga forma dhe jo nga përmbajtja. Analisti thotë se kryeministri po i futet një rruge kriminale si ajo e Berishës.

“Qeveria e Ramës pas mandatit të parë i ka hyrë një rruge që thuajse është kriminale si e Berishës. Mandati i parë i Berishës ishte më kriminali nga pikëpamja e financave publike. Oligarkët e tanishëm janë krijuar në 2006-2008. Rruga e Kombit vetëm në pamjen e parë është e mirë, sot është një nga rrugët më bosh, që nuk të çon gjëkundi. Oligarkët e Berishës Rama i ka financuar me paratë e bankave. Ia kam thënë Ramës, që e respektoj në sqimë, por jam kritik që Rama nuk kupton, sepse forma s’mund të jetë kurrë përmbajtje. Rama po furnizon oligarkët. Merr paratë nëpër banka ua jep atyre, por nuk prodhon para. Ajo rrugë nuk prodhon para. Kjo rrugë s’mund t’i shërbejë kurrë sa Korridori 8. Me ndërtimin e Korridorit 8 fqinjët tanë që kanë supermaci, ngelen të izoluara. Rama është i etur të marrë para në bankë për investimet e veta që s’përbëjnë asnjë vepër të madhe, të jetë e lidhur me portin, bujqësinë. Janë vepra që i tregojnë botës si ato gratë e ndyra me buzëkuq, por brenda janë…!”

Go to TOP