Imami bën thirrje për protestë kundër DokuFestit
Mbajtja e festivalit të filmit DokuFest në Prizren është duke u kundërshtuar.
Për këtë është bërë thirrje që të protestohet të premten në qendër të qytetit historik.
Është imami i xhamisë “Suzi Zerrini”, Besim Berisha që ka bërë një thirrje të tillë përmes rrjeteve sociale.“Jo me paratë tona, jo mbështetje financiare shtetërore”, ka shkruar Berisha.
