Ilmi Reçica premton reforma në arsim

Ilmi Reçica është kandidat për asamble komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 30.

Si profesor që është, fokus tij është arsimi.

Ai premton futje të lëndëve të reja mësimore në arsim në nivelin shkollor para universitar.

“Premtoj përmirësim të kushteve të punës në shkolla, në arsim. Përmirësimin e kushteve të nxënësve me nevoja të veçanta, siguri për nxënësit gjatë qëndrimit në ambientet shkollore”, ka thënë Recica.

Ai veç tjerash, premton për zgjedhje korrekte të mësimdhënësve si dhe stafit menaxhues në bazë të ligjeve aktuale te republikës se Kosovës.

“Do të angazhohem që në secilën shkollë të ketë psikolog, transport falas të nxënësve dhe mësimdhënësve që udhëtojnë jashtë qytetit të Prishtinës”.

Ai ka premtuar angazhim edhe për shujta të mësimdhënësve si dhe realizimin jubilar që janë të parapara ligjërisht.

Go to TOP