Fushatë parazgjedhore agresive, primitive dhe jo dinjitoze-politikan më pak lavde e më shumë punë

Shkruan: Ejup BERShA
Fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen ditën e diel më 17 tetor këtu te ne në RMV dalëngadalë po i vjie fundi.

Gjatë kësaj fushate subjektet politike që janë paraqitur që të marrin pjesë në zgjedhje u morën me një varg aktivitetesh për ti prezantuar programet dhe platformat e tyre parazgjedhore të cilat përmbajnë premtime për realizimin e punëve, aktiviteteve dhe projekteve për mandatin e tyre të ri katër vjeçar në kuadër të pushtetit lokal, kuptohet nëse të njëjtat i fitojnë zgjedhjet lokale të radhës. Fushata duhet të zhvillohet në një ambient të qetë dhe të relaksuar ku subjektet politike dhe qytetarët duhet të komunikojnë lirshëm, qetë, pa presione dhe pa imponime mes vete, krejt kjo është e nevojshme për tu dëgjuar dhe për tu kuptuar më mirë dhe në mënyrë korrekte të dyja palët. Fushata krahas se duhet të jetë aktivitet propagandues e njëjta duhet të jetë edhe aktivitet me karakter të parashtrimit të pyetjeve si dhe aktivitet sqarues. Në rolin e pyetësve duhet të jenë qytetarët dhe në rolin e sqaruesve duhet të jenë subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje apo më konkretisht kandidatët e tyre të kandiduar për të marrë poste kryetarësh të komunave dhe poste të këshilltarëve që do të zënë vend nëpër këshillat komunale. Si ishte fushata parazgjedhore që u zhvillua gjatë këtyre dy javëve e disa ditë në vendin tonë. Ajo pra ishte aktivitet ku në vend të prezantimit të punëve, aktiviteteve dhe projekteve  të bëra deri para fillimit të fushatës parazgjedhore por edhe të atyre aktiviteteve dhe punëve të cilat do të bëhen nga përfaqësuesit e subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e radhës lokale kuptohet nëse i fitojnë të njëjtat pas një muaji e gjysme kur të përfundojnë përfundimisht zgjedhjet që do të fillojnë të mbahen më 17 tetor. Pra do të them se fushata ishte më shumë aktivitet ku subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje më shumë u lavdëruan, më shumë e ngritën dhe e lartësuan vetveten në opinion, më tepër e sulmuan njëra tjetrën, më shumë u munduan që ta shantazhojnë njëra tjetrën sesa që të njëjtat të prezantojnë ide, koncepte plane dhe programe për mandatin e ri katër vjeçar nëse bëhen pjesë e pushtetit të ri lokal. Ajo që irriton më shumë është lavdi i stërtepruar i disa subjekteve politike posaçërisht i atyre të cilët deri para fillimit të fushatës parazgjedhore kanë udhëhequr me institucionet e pushteteve lokale. Për çfarë arsye lëvdohen aq shumë këto subjekte politike?. Unë këtu fjalën e kamë për një subjekt politik shqiptar në pushtet i cili fushatën fund e kokë po e shfrytëzon për lavdërimin dhe ngritjen e vetvetes dhe për poshtërimin e subjekteve politike kundërshtare. Hë të shohim se përse po lavdërohen përfaqësuesit e këtij subjekti politik shqiptar. Këta pra po lavdërohen për rregullimin e ndonjë rruge për ndërtimin e ndonjë objekti infrastrukturor publik, për rregullimin e ndonjë deponie, për sigurimin e ujit për pije. Do të them se këto nuk janë aktivitete apo dhe punë për tu lavdëruar aq shumë sepse të njëjtat janë aktivitete dhe punë të rëndomta në kuadër të marrëdhënieve të domosdoshme të punës që duhet ti bëjnë Kryetarët e komunave apo dhe këshilltarët komunal. Pse duhet aq lavd i madh në stilin ne jemi më të mirët, ne jemi më punëtorët, më të zotët, më inteligjentët apo dhe më të pjekurit. Po të ishin në pyetje këto cilësi që përmenden nga ana e përfaqësuesve politik lokal atëherë ne këtu në RMV do të jetonim në ambiente më të bukura, më të pastra, më të rregulluara dhe më të zhvilluara e jo në këto në të cilat jetojmë. Pra realiteti ynë flet ndryshe ambientet rrugët dhe infrastrukturën i kemi ndër më të këqijat, ndër më të parregulluarat, më katastrofiket si dhe më të pazhvilluarat. Për shërbime të tjera komunale cilësore që duhet tu sigurohen qytetarëve të mos flasim, këta pra nuk mund të shfrytëzojnë asnjë shërbim elementar të nevojshëm dhe të domosdoshëm që duhet atyre tua sigurojnë përfaqësuesit e pushtetit komunal. Se kuptoj gjithë atë lavd në fushatë, të nderuar përfaqësues politik a e dini se kur duhet të lavdërohen njerëzit?. Këta pra duhet të lavdërohen kur bëjnë punë të bukura, të veçanta bile edhe fantastike e jo punë të rëndomta të cilat fatkeqësisht te ne bëhen shkel e shko apo dhe shumë keq. Le të vetëdijesohen përfaqësuesit politik jo pra të njëjtët të lavdërohen aq shumë. Këta duhet ta dinë se ne qytetarët jemi gjallë, shëndosh dhe rehat dhe ne kemi tru, kemi sy dhe kemi këmbë. Ne pra si qytetarë e dimë shumë mirë dhe e ndjejmë se kush sa ka punuar në kuadër të pushteteve lokale gjatë 47 muajve të kaluara. Republika e Maqedonisë është shtet i vogël nuk është as ShBA, as Rusi, as Kinë e as Indi ku jetojnë me qindra mija apo dhe me miliarda njerëz. Ne njihemi shumë mirë të gjithë mes vete. Qytetarët pra këtu i dinë edhe gjërat më personale për njëri tjetrin si p.sh.: 1.Numrin e këpucëve të politikanëve, 2.Madhësit e tyre trupore me metër dhe cm , 3.Aftësitë psikike e fizike të tyre bile edhe 4. Zotësitë e tyre. Prandaj pëmblidhne veten politikan të nderuar më pak lavdëroni dhe ngriteni veten e më shumë jepni llogari për punët e bëra e të pabëra nga ana juaj në mandatin si pjesë e pushtetit lokal i cili po përfundon si dhe prezantoni dhe njoftoni qytetarët për aktivitetet, punët dhe projektet e radhës që planifikoni ti realizoni nëse fitoni në zgjedhjet e reja lokale të radhës më 17 shtator. Lavdet dhe ngritjet janë fjalë të kota ndërsa njeriun e ngrisin aftësitë dhe punët e bëra mirë e si duhet. Pra për fund siç thash edhe pak më lartë të gjithë njihemi shumë mirë mes vete bile edhe numrin amë ja dimë njëri tjetrit. Një fjalë popullore thotë puna të pasuron ndërsa fjalët e kota varfërojnë.   

Go to TOP