IKSHPK-ja u kërkon banorëve të Marecit të mos e konsumojnë ujin
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se uji në fshatin Marec ende është jo i pijshëm.
IKSHPK-ja ka njoftuar se uji ka turbullirë të shtuar ngjyrë të verdh në të gjelbërt dhe si i tillë ky ujë nuk është për pije.
“Po ashtu edhe rezultatet preliminara të analizës kimike flasin për mospërputhje me standardin e paraparë, UA nr. 10/2021 ‘Cilësia e ujit për konsum nga njeriu’”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se rezultatetet bakteriologjike priten mbas 48 orëve.
Bëhet thirrje që deri në zgjidhjen e këtij problemi, të pastrohet uji nga mbeturinat, të mirëmbahet (të sanohet kaptazha, rezervuari dhe gypi shpërndarës) dhe perfundimisht uji të dezinfektohet,
“IKSHPK-ja konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshem për tejkalimin e problemit aktual të cilesisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht mbrojtjen e shëndetit të popullatës”, thuhet më tej.
