IKShPK-ja: Higjiena e duarve mund të shpëtojë miliona jetë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në ditë botërore të higjienës së duarve thotë se infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor janë të zakonshme, por të parandalueshme.

IKShPK-ja bënë apel që në Ditën Botërore të Higjienës së Duarve, të angazhohemi të përshpejtojmë veprimet duke investuar në shërbimet e ujit, kanalizimeve dhe higjienës.

Sipas Institutit të shëndetësisë praktikimi i higjienës së duarve mund të ndryshojë lojën.

“Është në duart tona të garantojmë sigurinë e pacientit dhe të shpëtojmë jetë. Higjiena e duarve është e thjeshtë, por e fuqishme edhe për punëtorët shëndetësor për të rritur sigurinë e pacientit”.

Nga IKShPK-ja  thonë se shumë objekteve të kujdesit shëndetësor u mungojnë shërbimet elementare të higjienës së duarve.

Tutje thuhet se higjiena e duarve mund të shpëtojë miliona jetë kur zbatohet në kohën e duhur gjatë kujdesit shëndetësor. Ajo ruan dinjitetin në kujdesin shëndetësor, tregon respekt për pacientët dhe lehtëson punën e kujdestarëve.

IKShPK-ja shton se në shumë vende mungon trajnimi zyrtar, duke apeluar që në DitënBotëroretëHigjienëssëDuarve, le të zotohemi ta ndryshojmë këtë.

“Higjiena e duarve është thelbësore për të ndaluar përhapjen e mikrobeve në kujdesin shëndetësor dhe për të shpëtuar jetë të panumërta.

“Shpëtoni jetë – Pastroni duart tuaja”!”.

Go to TOP