Ikona e lajmeve Mustafë Muçaj rikthehet në ekran, në 25-vjetorin e RTK-së

Ikona televizive e RTK-së, Mustafë Muçaj, i është rikthyer ekranit, për nder të 25-vjetorit të Radio Televizionit të Kosovës.

Muçaj, së bashku me Alketa Gashi Fazliun moderuan edicionin qendror të lajmeve. Duke folur për emocionet e tij në fillimet e karrierës, tha se është me fat që ka qenë pjesë e televizionit ndër vite.

Mbaj mend për herë të parë në Televizionin e Prishtinës pikërisht në këtë studio kam dhënë lajmet. E pas luftës me erdhi thirrja të vijë dhe t’i bashkëngjitem stafit që donte të ndërtonte një televizion tani RTK, dhe kam ardhë kam hyrë në audicion nga e para. Kur erdha më thanë këtu është mikrofoni, kjo është kamera, e ke tekstin dhe lexo si nga fillimi. Ishte një fillim shumë entuziast.

Muçaj përshëndeti të gjithë kolegët edhe nga Televizioni i Prishtinës, dhe uroi RTK-në në këtë përvjetor.

“Shpresoj që Radio Televizioni të konsolidohet dhe të vazhdojë punën në këtë 25 vjetor, gjitha të mirat televizionit, të gjitha të mirat Kosovës”, tha Muçaj.

Go to TOP