21 vjet nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, në Pejë sot inaugurohet Memoriali ‘Kujtim & Miqësi’
Sot mbushen 21 vjet nga sulmet më të mëdha terroriste në historinë moderne që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Historia e sulmeve të 11 shtatorit, pritet që nga sot të jetë pjesë e qytetarëve edhe në Kosovë, simbolikë kjo e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rotary Club Peja nga sot do të inaugurojë Memoralin “11 Shtatori” në Pejë.
Ky Memorial përfshinë në vete një pjesë autentike të metalit nga Kullat Binjake në New York.
