Identifikohen 28 persona të dyshuar për më pak se një muaj në kryeqytet

Policia e Kryeqytetit ka njoftuar se në kuadër të angazhimeve të saj të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, ka zhvilluar një sërë veprimesh operative e hetimore.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se që nga data 1 prill deri sot, hetuesit policorë  kanë arritur që të zbulojnë disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në zona të ndryshme të Kryeqytetit.

“Si rezultat i këtyre veprimeve, janë identifikuar dhe proceduar në Prokurori gjithsej 28 persona të dyshuar, ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale”, thuhet në njoftim.

Policia e Kryeqytetit thotë se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm.


Go to TOP