Ibishi: Posedimi i armëve ilegale e masat joadekuate çojnë në fatalitet

Nuredin Ibishi, ish-ushtarak dhe njohës i fushës së sigurisë, duke folur lidhur me sigurinë në vend tha se prezenca e armëve ilegale në posedim të qytetarëve, si dhe masat joadekuate të ndëshkimit, siç parashihet në kodin penal në fazën e gjykimit, po ndikojnë në situata që po përfundojnë me fatalitet.

Ibishi në magazinën “Lajmet e fundit” në RTK, vuri theksin në ngjarjen e sotme tragjike që ndodhi në Klinë, ku u vranë dy të rinj, rreth moshës 20-vjeçare, i cili tha se fatkeqësia është se kjo po ndodhë te të rinjtë. Ndërsa lidhur me motivet e rasteve të tilla, ai tha se ato mund të jenë zënka të rastit dhe që në parandalimin e rasteve të tilla duhet të merren edhe institucionet tjera relevanteje vetëm nga ato të sigurisë.

“Policia merr masa parandaluese dhe të kontrollit të shtuar, që janë konfiskuar shumë armë e municione të bartura nga persona të pandërgjegjshëm”, tha Ibishi.

Ai tha se jo vetëm Policia e Kosovës, por edhe Gjyqësori duhet të ndërmarrë masa më të rrepta, derisa theksoi se duhet të ngrihet vetëdija qytetare për t’ju shmangur zënkave që përfundojnë me fatalitet.

Go to TOP