I publikojnë foton montazh me Vuçiqin, Haki Abazi flet zi e terr për gjykatat e Kosovës

Deputeti Haki Abazi ka reaguar ndaj një komentuesi në rrjetet sociale, i cili e ka përdorur një fotografi të montuar ku shihet ai gjaja me Vuciqin përballë ushtrisë serbe.

Në fakt po ta shikosh mirë, fotografia del se është e montuar.

Abazi madje ka fajësuar gjykatat se nuk po veprojnë për këto raste, duke e përmendur edhe rastin e rrahjes së tij, që sipas tij nuk është bërë asnjë hap deri tani përkundër pagesave administrative.

Postimi i plotë:

Enver J. Hoti ka postuar një status në FB me foto të montuar. Ky veprim i qëllimshëm që është i rrejshëm dhe sipas komenteve përveç dëmeve poashtu përbën kërcnim për sigurinë. Enver J. Hoti mbanë përgjegjësinë për krijimin dhe shpërndarjen e lajmeve të montuara dhe të pavërteta me motive të ulta.

Për veprime të tilla janë hapur për vite të tëra raste në gjykatë dhe asgjë nuk ka ndodhur. Në njërin rast, të sulmit fizik, për më shumë se shtatë muaj ka fletëarrest nga gjykata dhe policia nuk e ka arrestuar personin dhe në rastin tjetër as nuk është mbajtur seanca shqyrtuese përkundër pagesës mbi një mijë euro kosto administrative.

Mungesa e veprimeve institucionale përgjegjëse është duke e bërë atë bashkëveprues me krimin dhe kriminelët dhe me nxitësit e krimeve, gjuhës së urrejtjes.

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10159000004155718

Go to TOP