I përdhunoi dhe vrau vajzën 5-vjeçare, nëna godet me grusht pedofilin në sallën e gjyqit

Një pedofil është goditur me grusht në sallën e gjyqit nga nëna e fëmijës të cilën ai e përdhunoi dhe më pas e vrau, në Kazakistan.

48-vjeçari Saidolim Gayibnazarov u dënua me kastrim kimik dhe me burgim përjetë. Ai joshi vajzën 5-vjeçare të fqinjit me lekë për të blerë akullore dhe e futi në shtëpinë e tij. Krimineli e përdhunoi, e mbyti me qese plastike dhe më pas e masakroi me thikë vajzën e vogël.

Babai i vajzës dalloi bluzën e saj në shtëpinë e pedofilit dhe trupi i saj i zhveshur u gjet pas 8 orë kërkimesh. Banorët e zonës kërkuan ta linçonin “bishën”, por policia nuk i lejoi. Seanca gjyqësore ndaj kriminelit u mbajt dy muaj pas ngjarjes. Kur pedofili po largohej nga salla, nëna e viktimës, duke ulëritur iu vërsul dhe e goditi me grusht.

Kazakistani ka disa vite që dënon me kastrim të gjithë pedofilët. Madje, ata nxirren në televizion duke treguar eksperiencën e dhimbshme pas kastrimit.

Go to TOP