I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Britania në Kosovë
Sot është bërë ekstradimi i shtetasit kosovar nga Britania e Madhe në Kosovë, i cili kishte urdhërarrest ndërkombëtar. Sipas Policisë së Kosovës, shtetasi me inicialet R.K i ishte shmangur drejtësisë kosovare derisa ai po kërkohej për veprën penale “Grabitje”.
“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet e Britanisë, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, për veprat penale ‘Grabitje’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, ekstradimi i tij u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve kosovare dhe atyre britanike.
“I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”. /Kosova.info/
