I jepet lamtumira e fundit, At Antonio Belushit

Në varrezat e Kalabrisë në Itali sot i është dhënë lamtumira e fundit at Antonio Belushit, priftit arbëresh i cili gjithë jetën e tij ishte angazhuar për kauzën shqiptare.

Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Kosovës për raporte me Selinë e Shenjt në Vatikan, Vehbi Miftari.

Mbi arkivolin e Antonio Belushit, Miftari është kujdesuar që ta vendos edhe flamurin e Kosovës krahas atij të Shqipërisë.

Belushi ishte quajtur edhe “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë” dhe kishte qenë adresë mikpritjes e pothuaj të gjithë shqiptarëve që i vizitonin arbëreshët në Itali.  

Go to TOP