Çmimi i Energjisë, Hidri: Qeveria Rilindase asnjë zgjidhje për qytetarët Shqipëtarë
Nga 1 tetori, qeveria do të ndryshojë formulën e faturimit të energjisë elektrike. Kush shpenzon më shumë se 800 kilovat për orë do të paguajë më shtrenjtë, ndërsa nën këtë fashë do mbetet çmimi 9.5 lekë për kilovat.
Lidhur më këtë çështje, anetari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Denis Hidri ka kritikuar Qeverinë Rilindase duke thënë se nuk ka bërë asnjë zgjidhje për qytetarët Shqipëtarë.
Hidri, përmes një postimi në facebook, ka thënë se vendet e rajonit i ofrojnë ndihma ekonomike qytetarëve të tyre për të përballuar rritjen e cmimit të Energjisë.
“Kur ndërkoh në vendet e rajonit i ofrojnë ndihma ekonomike qytetarëve të tyre për të përballuar rritjen e cmimit të Energjisë”, shkruan ai.
“Me 430 milion euro e inceneratorve mund kishin përfituar 500 mijë familje ndihmë ekonomike për faturën energjisë 45 mijë lek të vjetra në muaj për 2 vite radhazi”, përfundon Hidri./Kosova.info/
