I dehur rrah dy persona të tjerë në Pejë

Një person nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar dy persona të tjerë.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 21:00 në fshatin Qyshk, të Pejës.

Tutje në raport, bëhet e ditur se i dyshuari ka dëmtuar një veturë të një dëshmitari i cili ka qenë prezent gjatë sulmit të kryer.

“I dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj  kosovarë. Po ashtu i dyshuari ka dëmtuar një veturë të një dëshmitari mashkull  kosovar i cili ka qenë prezent gjatë  sulmit të kryer nga ana e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit,  pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Go to TOP