Hyseni takon ministrin e Jashtëm të Maltës, Ian Borg

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar sot ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ian Borg.

“Kënaqësi të takoi ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ian Borg”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se kanë biseduar për punën dhe përkushtimin tonë në temat e veprimit të OSBE-së në Kosovë.

“Ky takim u realizua për vlerësimin e punës së mirë që kemi realizuar në regjionin e lindje”, tha Hyseni.

Më tej kryetari shtoi se si kryetar i komunave të regjionit të Lindjes në kuadër të AZhR-së, u zotua që regjioni do të vazhdojë punën e njëjtë me përkushtim të lartë. /Kosova.info/

Go to TOP