Hyseni: Shkolla e Mesme të Mjekësisë, po merr formë

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në oborrin e Spitalit Rajonal në Gjilan. 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Shkolla e re e Mjekësisë po merr formë. 

“Pllaka e parë e betonit është vendosur dhe punimet po vazhdojnë me ritëm të shpejtë”, tha Hyseni. 

I pari i Gjilanit theksoi se pas saj, nis ndërtimi i katit të dytë të objektit. 

“Gjilani shumë shpejt do të ketë një hapësirë moderne për arsimin e mjekëve të së ardhmes – një investim i munguar që do të kontribuojë në përgatitjen e profesionistëve të shëndetit për gjithë vendin”, tha kryetari Alban Hyseni. /Kosova.info/


Go to TOP