Hyri ilegalisht në Kosovë, i gjenden në veturë mallra që vlejnë më shumë se 1 mijë euro
Policia ka ndaluar një shofer të shtunën në Gjilan i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Në veturë janë gjetur mallra të ndryshëm që vlejnë rreth 1 mijë e 160 euro, njofton policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ndërsa vetura dhe mallrat do të dërgohen në terminal doganor.
