“Hypja në taksi nuk është leje për dhunim”, QIKA me aksion kundër arsyetimit seksist të Gjykatës së Gjilanit
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) bashkë me disa organizata tjera feministë, kanë realizuar sot një aksion te objekti i Këshillit Gjyqësor.
Ky aksion ishte shprehje e pakënaqësisë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit e cila shfajësojë pesë burra të akuzuar për përdhunimin e 19-vjeçares në 2012-tën.
“Seksistat s’e kanë vendin në Gjykatë”, “Aktgjykim seksist”, “Bredhje me meshkuj”, “Hypja në taksi nuk është leje për dhunim”, janë disa pankarta që u vendosen në dyer dhe muret e objektit të Këshillit Gjyqësor.
Leonida Molliqaj nga organizata QIKA në një konferencë për medie tha se aktgjykimi është i papranueshëm meqë e legjitimon dhunuesin dhe e fajëson viktimën.
“Ky aktgjykim është i papranueshëm për neve sepse legjitimon dhunuesin dhe fajëson viktimën”, tha Molliqaj.
Po ashtu këto të fundit kërkojnë nga KGJK-ja që të merren masa kundrejt gjykatësve të rastit.
Comments