Distria humbet në gjysmëfinale, kërkon medaljen e bronztë me anë të repesazhit

Distria Krasniqi ishte e pafat duke u mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Xhudistja jonë ka humbur pas tri fitoreve radhazi, por nuk është larguar nga gara për medalje.

Pejania u mposht me ‘pikë të artë’ në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 52 kilogramë nga britanikja Chelsie Giles.

Megjithatë, Distria do ta kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit.

Në këtë garë, kampionia olimpike do të ndeshet me xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo.

Go to TOP