Humb jetën tragjikisht 41-vjeçari në Prizren

F.S., i lindur në vitin 1983, dyshohet se u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte me gjenerator në fshatin Romajë të Prizrenit.

Zëdhënësi Shaqir Bytyqi në policinë e Prizrenit, tha për RTKlive se sot me 14.04.2024, rreth orës 16:40 është pranuar informata se në fshatin Romaje, Prizren një person derisa po peshkonte në lum me gjenerator elektrik është goditur nga rryma elektrike.

“Viktima ( F.S.1983) me lëndime të rënda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjeket kompetent i ka dhënë tretman mjekësor dhe janë munduar ta shpëtojnë, por i njëjti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndërruar jetë”, tha ai.

Patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse kanë dal në vendngjarje dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast “Hetim i vdekjes, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Go to TOP