Hoxhaj në Konferencën për NATO-n në Tiranë: Kosova e meriton të marrë ftesën për anëtarësim në NATO

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-ministri i jashtën Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si panelist në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, së bashku me politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë.

Hoxhaj, në Konferencë të pranishmëve, nga ku kishte edhe shtetar të NATO-s, tha se Kosova e meriton ta marrë ftesën për anëtarësim në NATO.

Por, Hoxhaj gjithashtu foli edhe për sigurinë në Ballkan, këto 15 vjet që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

“Pas pavarësisë së Kosovës më 2008, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009 është ngjarja e dytë që shënoi ngritjen e shqiptarëve në Ballkan si faktor rajonal dhe sot Shqipëria mbushi 15 vjet si pjesë e kësaj Aleance më të rëndësishme ushtarake dhe politike në botë! Ishte kënaqësi sot të isha panelist në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, së bashku me politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë, ku ndamë mendimet tona rreth kërcënimeve të sigurisë në Ballkan dhe të ardhmës së Kosovës në institucionet atlantike!”, ka thënë Hoxhaj në Konferencë.

Fjalën e Konferencës, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj e ka shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook.

“Edhe pas çlirimit të Kosovës më 1999 dhe pavarësisë së saj, anëtarësimi i Shqipërisë, por edhe i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë kërcënuar më shumë se kurrë përshkak të rikthimit të historisë me përbindshat e saj, Rusinë në Evropë dhe Serbinë në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj tutje.

Ai, gjithashtu tha se tensionet në rajon janë jo për shkak të luftës në Ukrainë, por për shkak të mospërmbylljes së konflikteve si rezultat i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe mosanëtarësimit të saj në OKB, gjë që Rusia, sipas tij, e ka përdorur këtë situatë për ta luftuar diplomatikisht perëndimin dhe Kosovën globalisht!

“Përshkak të kërcënimeve të sigurisë nga ana e Serbisë dhe gabimeve strategjike të Qeverisë së Kosovës, Kosova nga një shtet i cili ishte faktor paqeje dhe stabiliteti më 2008 dhe nga një eksportues i sigurisë, është duke u shndërruar në një konsumues të sigurisë, sikurse po tregon edhe rritja e numrit të trupave të KFOR-it, por edhe trajtimi ndërkombëtar i Kosovës!”, ka thënë Hoxhaj në Konferencën që u mbajt në Tiranë.

“Lufta në Ukrainë solli një rizgjim gjeopolitik të BE-së dhe të NATO-s, por kjo nuk u përcoll as me ndryshime të mëdha politike, as me hapa konkret, gjë që sot për shkak të kërcënimeve të Serbisë më shumë ka një politikë të rritjes së trupave të KFOR-it në Kosovë, në vend se siguria e saj të arrihej me anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO dhe rritjen e plotë të kapacitetit të FSK-së! Në një situtatë të re të sigurisë, Kosova jo vetëm se e meriton marrjen e Planit për Veprim për Anëtarësim (MAP), por meriton edhe ftesën për anëtarësim të plotë meqë ne plotësojmë kushtet poaq sa fqinjët tanët!”, ka thënë tutje ai.

Go to TOP