Hoti thumbon Osmanin e Kurtin? Publikon një fotografi të djalit të tij para Shtëpisë së Bardhë
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar një fotografi të djalit të tij para Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Publikimi i kësaj fotografie vie në kohën kur në Kosovë, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani po kritikohen që nuk janë ftuar në Samitin e Demokracisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bashkangjitur me fotografinë, Hoti ka shkruar se e falënderon shtetin amerikan që ia kanë mundësuar djalit të tij dhe shumë nxënësve nga Kosova të kryejnë një vit të plotë të shkollës së mesme në një shkolle amerikane.
“Ledi sot po na dërgon përshëndetje me këtë foto para Shtepise se Bardhe. Unë e falenderoj shtetin amerikan dhe familjen nikoqire që ia mundësuan Ledionit dhe shumë nxënësve të tjerë nga Kosova të kryejnë një vit të plotë të shkollës së mesme në një shkollë të mesme amerikane përmes programit Youth Exchange Program.”, ka shkruar Hoti.
Nuk dihet nëse kjo fotografi është postuar “me shkas” nga ish-kryeministri Hoti ose thjesht rastësi.
