Hoti thotë se qytetarët po “vjelen” nga ky vendim i Qeverisë Kurti: A ka zot shtëpie ky vend?

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qytetarët kanë paguar 33% më shumë tatim në pronë për dallim nga viti paraprak.

“33% më shumë tatim në pronë gjatë vitit 2023 kanë paguar qytetarët dhe bizneset krahasuar me vitin paraprak për shkak të vendimit të Qeverise për rritje të ngarkesës tatimore në pronë.Në kulmin e krizës nga inflacioni dhe krizës energjetike, të cilat e dyfishuan koston e jetës, ky vendim ishte absurd.Kjo dhe shumë të dhëna të tjera nga raporti preliminar i buxhetit për 2023 tregojnë për një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale.Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit” shkruan Hoti në reagim.

Go to TOP