Hoti-Kurtit: Si do të arsyetoheni para qytetarëve për afër 700 milionë euro që i mban në bankë pa nevojë?

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, takimet publike që ka filluar t’i mbajë Qeveria Kurti nëpër qytete në lidhje me prezantimin e buxhetit për vitin 2023 i ka quajtur farsë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka përmendur se më kë duhej të konsultohet Qeveria.
“Konsultime për buxhet do të duhej të mbaheshin me biznese për mosrealizimin e investimeve kapitale. Konsultime do të duhej të mbaheshin me Kryetarët e Komunave për nevojat e tyre, të cilëve Qeveria po tenton tua marrë buxhetin nga të hyrat vetanake të viteve paraprake. Para përgatitjes së buxhetit do duhej të bisedohej me organizata buxhetore, të cilat për shkak të shkurtimeve buxhetore nuk kanë mundësi të ofrojnë shërbimet për të cilat janë të mandatuar, siç është rasti i RTK-së apo i universiteteve publike.”, ka shkruar Hoti.

Hoti pati edhe disa pyetje për kryeministrin Kurtin dhe ministrin e Financave lidhur me buxhetin.

“Si do të arsyetohet Kryeministri para qytetarëve për afër 700 mil euro që i mban në bankë pa nevojë, e nuk i rrit pagat e policëve, të mjekëve, të arsimtarëve, të shërbyesve civil etj., të cilëve u janë zvogëluar pagat për 20% për shkak të inflacionit?! Si do të arsyetohet Ministri i Financa për 276 mil euro apo 9% e buxhetit total për 2023, të cilën shumë e mban të pashpërndarë në projekte, që është sa dyfishi i buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes?!”, ka vijuar ai.

Sipas Hotit, kjo Qeveri nuk i ka realizuar projektet kapitale, as projektet në vazhdim e as të rejat që ishin projekte që vetë i planifikuan.

Go to TOP