Holanda mposht Poloninë

Holanda ka arritur ta mposhtë Poloninë me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit D, e zhvilluar në “Volksparkstadion”.

Polonia ia ka dalë të kalojë në avantazh herët në minutën e gjashtëmbëdhjetë, me një gol të shënuar nga Adam Buksa. Ky ishte i vetmi rast i qartë për polakët gjatë pjesës së parë.

Holanda ka krijuar disa raste të mira për shënim gjatë pjesës së parë, por ia ka arritur ta konkretizojë vetëm një prej tyre. Goli i barazimit ka ardhur në minutën e njëzet e nëntë nga Cody Gakpo. 

Në pjesën e dytë ndeshja ka qenë më e balancuar, me skuadrat që luanin kujdesshëm. Megjithatë goli i fitores për Holandën është shënuar nga zëvendësuesi Weghorst në minutën e tetëdhjetë e tretë. 

Ky rezultat e vendos Holandën për momentin në një pozitë të mirë në Grupin D, ku ndodhen edhe Franca dhe Austria.

Go to TOP