Hoeness i prerë: Kane nuk lëviz nga Bayern

Uli Hoeness, president i nderit te Bayern Munich, ka folur për të ardhmen e sulmuesit Harry Kane dhe për spekulimet që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga Munich.

Ai ka komentuar gjithashtu praninë e trajnerit José Mourinho në finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Stuttgart.

Hoeness ka thënë  se nuk është koha e duhur për të diskutuar për transferimet, pasi sezoni ende nuk ka përfunduar dhe mbetet për t’u zhvilluar edhe Kupa e Botës për klube. Sipas tij, situata rreth Kane është e qetë dhe nuk ka arsye për shqetësim.

Ai e ka vlerësuar shumë sulmuesin anglez, duke thënë se Kane është blerja më e mirë e Bayern dhe madje një nga transferimet më të suksesshme në historinë e klubit.

Ai ka hedhur poshtë edhe zërat për interesimin nga Barcelona, duke deklaruar se Kane do të qëndrojë në Munich dhe se klubi katalanas nuk ka mundësitë financiare për ta transferuar.

Në fund, Hoeness komentoi edhe praninë e trajnerit Jose Mourinho në Berlin, ku trajneri portugez ishte raportuar se kishte shkuar për të ndjekur nga afër francezin Michael Olise. Me tone ironike, gjermani ka thënë se Mourinho mund ta shikojë Olise sa të dojë, por nuk do të arrijë ta marrë nga Bayern.


Go to TOP