Hiri i poetit Xhevdet Bajraj do të varroset të enjten në Rahovec, pasi u trupi iu kremua në Meksikë

Poeti Xhevdet Bajraj do të varroset të enjten në varrezat e qytetit të Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, për KlanKosova.tv e ka bërë të ditur këtë duke shtuar se trupi i tij është kremuar në Meksisë, dhe se ashtu do të varroset në vendlindje.

Latifi ka shpërndarë edhe një njoftim në Facebook, në të cilin ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të fillojë nga ora 16:00 të datës 30 qershor.

Në nder të poetit të vdekur do të mbahet edhe mbledhje komemorative si dhe orë poetike.

Bajraj ka ndërruar jetë më 22 korrik të këtij viti.

Go to TOP