Kosova

A është edhe Kurti në listën e të hetuarve të Komisionit të Energjisë 2006-2022?

Në listën e të hetuarve të Komisionit Hetimor për Energji nuk është emri i Albin Kurtit.

Këtë për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova e konfirmoi Halil Thaçi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, kolegët e partisë së të cilit duan që Hashim Thaçi e Kadri Veseli të intervistohen për këtë çështje.

“Jemi pajtuar fillimisht që ne listë të jenë të gjithë persona bartës të institucioneve prej vitit 2006 deri më 2022. Në listën prej 140 emrash Kurti nuk është aty sepse ai nuk ka marr pjesë as një shthurjen e KEK-ut, e as ne shitjen e distribucionit të KEDS-it. Pra nuk është në atë pjesë ku ne dyshojmë që janë bërë keqpërdorime”.

“Çdo anëtar i komisionit mund të propozoje listën e personave që mendon se mund të na japin kontribut gjatë intervistimit. Ne do t’i ftojmë ata që dyshojmë ne, ndërsa opozita nëse dyshon diku mund ta vendosë edhe listën e vet”.

Deputeti Thaçi po ashtu konfirmoi që në listën e tyre nuk është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berisha, sepse siç tha, ai s’ka qenë bartës i ndonjë institucioni që ka të bëjë me energjinë.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort