Himara në zgjedhje më 4 gusht

Qytetarët në Himarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur një kryetar të ri Bashkie.

Himara do të mbajë zgjedhje më datën 4 të muajit të ardhshëm, datë kjo e cila është përcaktuar nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj.

Begaj ka njoftuar se kjo datë është cilësuar alternativa më e mirë që plotësoi nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore.

Ndërkaq, Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për këto zgjedhje dhe kandidati është Vangjel Tavo.

Aktualisht kjo bashki drejtohet nga Arqile Bollano, pas dorëheqjes së Blerina Balës në 5 Qershor.

Go to TOP