Hill thotë se Serbia duhet të bëjë të qartë dëshirën dhe vendosmërinë për integrim në BE

Ambasadori i SHBA-së në Beograd Christopher Hill, ka deklaruar të hënën në Forumin e Biznesit në Kopaonik se Serbia duhet t’u shpjegojë më mirë partnerëve të saj se çfarë po përpiqet të bëjë, cilat janë problemet me të cilat përballet, por edhe të jetë e qartë në dëshirën dhe vendosmërinë e saj për të vazhduar ecjen në rrugën evropiane.

“Ka njerëz që besojnë se Serbia nuk do të vazhdojë rrugën evropiane, nga të tjerë dëgjohet se BE-ja nuk do ta integrojë Serbinë, ka shumë mosbesim. Dhe kur është kështu, njerëzit nuk duan të marrin masa që nuk janë të lehta, masa që janë të vështira, veçanërisht kur nuk e dini se çfarë po merrni”, tha Hill në një panel ku folën edhe shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giofre dhe ministrja serbe për integrime Tanja Miščević.

“Po, ju jeni duke marrë diçka, por ju duhet të dini se çfarë është,” tha Hill.

“Serbia duhet të paraqesë më mirë rastin e saj, cilat janë aspiratat e saj, çfarë synon, situata duhet të jetë e qartë”, tha tutje Hill.

Ai e konsideroi shumë të rëndësishme që Serbia t’i ketë të gjitha atributet për anëtarësim për të ditur se ku është mirë.

Ambasadori shtoi se duhet ditur se sa shumë ka bërë Serbia për sigurinë energjetike e sa po shtyn në fushën e energjisë së gjelbër.

Go to TOP