SHËNDETËSIA

Ramadani: Fluksi nga mërgata dhe mosvaksinimi ndikuan në rritjen e rasteve me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 393 raste të reja me Covid-19 nga testimi i 1230 mostrave. Infektologët thonë se shkaktarë të rritjes së numrit të të infektuarve janë mosvaksinimi dhe fluksi i madh i mërgimtarëve.

Hamdi Ramadani, infektolog, tha në emisionin “Mirërmengjesi Kosdovë” në RTK, se shkaktarë të rritjes së numrit të infektuarve mosvaksinimi dhe fluksi nga mërgata.

“Pse kjo rritje e infektimeve? Vaksinimi në vend nuk arriti nivelin e dëshiruar, nuk kaloi 62 përqindëshin e popullsisë që është pritur, si dhe ardhja e madhe e mërgatës nga njëra anë dhe tubimet e mëdha masive në restauronte, ahengjet, pa maska pa distancë, janë faktorë që ndikojnë në paraqitjen e kësaj situate”, thotë Ramadani.

Sipas tij, infektologët, ekspert me përvojë, e kanë pas të ditur këtë situatë që mund të ndodhë.

Ramadani tha se vaksinat amerikane apo britanike, Pfizer dhe AstraZeneca, janë treguar shumë të suksesshme në luftën kundër COVID-19.

Sipas tij, mundësia e paraqitjes se efekteve të dëmshme të vaksinave, dhe pasojave post-Covid janë shumë të vogla në krahasim me ata që nuk kanë marr vaksina anti-Covid.

“Mbrojta efektive arrihet pas 3 a 4 dozave të vaksinave, ndryshe me 1 ose 2 vaksina nuk ka mbrojtjen e dëshiruar”, tha postjerash Ramadani.

Infektologu, Hamdi Ramadani, fton gratë shtatzëna dhe fëmijët që të marrin vaksinat anti -Covid, sepse sipas tij, është vërtetuar nga ekspertët amerikan, se nuk ka efekte negative dhe se më të rrezikuara edhe në fazën post- Covid, janë ato gra shtatzëna që nuk kanë marr vaksinat.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort