Haziri ankohet pse Kurti s’e takoi opozitën para shkuarjes në Bruksel: Shpresoj mos t’i bie pishman

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk u takua fare me opozitën para se të fillojë dialogu me palën serbe në Bruksel.
Ish-kryetari i Gjilanit shtoi se kjo u bë për shkak të mungesës së mekanizmit të dialogut politik.

Haziri shpreson se Kurti nuk do të bëhet pishman për këto veprime që i ka bërë para shkuarjes në Bruksel.

Ndryshe, sot në Bruksel u takuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Takimi përfundoi pa marrëveshje, teksa nga BE janë zotuar se do të vazhdojnë tentativat për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me situatën e sigurisë.

Go to TOP