Haradinaj takon Kamberin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bën me dije se me Kamberin kanë folur për sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Sot pata kënaqësinë ta pres z. Shaip Kamberi, deputetin e vetëm të zgjedhur me votat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Folëm për sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë si dhe për mbështetjen që mund ta jap Kosova në realizimin e të drejtave të tyre të patjetërsueshme qytetare dhe kombëtare”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Go to TOP