Haradinaj për DokuFest-in: E ka renditur Kosovën në hartën e ngjarjeve të mëdha

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se festivali DokuFest ka mbledhur rreth vetës turistë të shumtë dhe njerëz të njohur të botës së artit.

Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se DokuFest ka dëshmuar vlera të mëdha kulturore të Kosovës.

“Festivalet ndërkombëtare, si DokuFest, kanë dëshmuar për vlerat e mëdha kulturore të Kosovës dhe aftësinë e saj për të organizuar evente me peshë globale. DokuFest, me angazhim të pandalshëm, po mbledh rreth vetës, përpos turistëve të shumtë, edhe njerëz të njohur të botës së artit, duke e renditur kështu Kosovën, në hartën e ngjarjeve të mëdha botërore. Faleminderit të gjithë atyre që na bëjnë krenarë me veprat e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Go to TOP