Presidentja Osmani: Amerika s’ka kërkuar të heqim dorë nga njohja reciproke me Serbinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk i kanë bërë asnjëherë kërkesë Kosovë që të heq dorë nga njohja reciproke.
Osmani ka thënë se njohja reciproke është zgjidhja e vetme për paqe dhe stabilitet, teksa propozimet për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë janë tjetër gjë.
“Njohja reciproke është e vetmja zgjidhje e cila sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin tonë. Janë tjetër. Janë tjetër gjë propozimet për marrëveshje specifike të cilat diskutohen në Bruksel, siç e dini ka qenë çështja e energjisë, akoma vazhdojnë diskutime për fatin e të zhdukurve me dhunë, marrëveshje të cilën Kosova e shtynë me shumë ngulm, apo edhe tema tjera që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes”, ka thënë ajo në konferencë për media pas takimi me presidentin e Maltës.
“Megjithatë nuk ka pasur kërkesë qoftë nga ShBA-ja apo partnerët tjerë brenda BE-së që Kosova të heq dorë nga njohja reciproke pasi është domosdoshmëri që të jetë pjesë e marrëveshjes finale”, ka thënë ajo.
