Hetime për telefona në Paraburgimin e Hajvalisë, intervistohen 4 dëshmitarë

Një rast i keqpërdorimit të detyrës zyrtare ka ndodhur në Qendën e Paraburgimit në Hajvali, ku të burgosurve u është mundësuar qasja e telefonit celular.

Pas rastit, janë intervistuar katër dëshmitarë meshkuj kosovarë.

“Nën dyshim për keqpërdorime të detyrës zyrtare  nga disa zyrtarë  në qendrën  e paraburgimit ku dyshohet se u  është mundësuar qasje  e telefonit celular  disa të burgosurve,  janë intervistuar katër dëshmitarë meshkuj kosovarë”, njofton PK.

Prokurori i rastit është njoftuar ndërkaq rasti vazhdon të jetë nën hetime.


Go to TOP