“Heraklion 2023”, sot garojnë ekipet basketbollit, hendbollit dhe karates

Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023 vazhdojnë sot me disa sporte interesante.

Kosova që është pjesë e këtij evenimenti, sot do të garojë me ekipet e basketbollit 3X3, hendbollit në rërë dhe karate në kata.

Në karate kata, Alma Loki garon prej orës 8:45 me kohën tonë lokale.

Hendbollistët luajnë ndaj Kroacisë (11:30) dhe Qipros (17:40).

Ekipi i basketbollit 3X3 (meshkujt), luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut (18:00), Kroacisë (18:50), ndërsa vajzat luajnë ndaj Tunizisë (20:05).

Go to TOP